Estonia fiton përballjen ndaj Kosovës
22 gusht 2024
| 13:53
Kosova U16 ka pësuar nga Estonia me rezultat 76:41 (16:10, 14:8, 32:8, 14:15).
Kjo sfidë ishte e vlefshme për vendet 17-20 në FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Konya të Turqisë.
Vashat e Kosovës ishin të barabarta me ato estoneze në fillim të ndeshjes dhe në dhjetë minutat e fundit, por periudha e dytë dhe tretë ishte vendimtare, ku Estonia në fund fitoi 76:41.
Klea Gashi shënoi 22 pikë për Kosovën, kurse Gerta Hoti kishte shtatë pikë e dhjetë kërcime.
“Dardanet” e reja të premten do të ndeshen me Zvicrën dhe të shtunën me Luksemburgun, në ndeshjet e fundit në këtë garë.