Estonia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

27 gusht 2020 | 12:32

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj, ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Haradinaj ka bërë me dije se gjatë kësaj bisede, ministri i Jashtëm, Reinsalu ka premtuar se Kosova do të përkrahet në vazhdimësi nga Estonia.

“Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik. Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i BE-së do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.128220942257307/153193156426752/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka prezantuar dy transferet e reja dhe…