Estradës shqiptare iu shtua edhe zëri i ‘Nolyt’.
Estradës shqiptare së fundi i shtua edhe një talent i ri i cili me zërin e tij ka bërë që kënga e tij të jehojë, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore e diasporë.
Arbnor Nrecaj, i cili njihet si ‘Noly”, këto ditë ka ardhur para publikut me këngët e re, që e ka pagëzuar “Violeta”, e që kripin e ka realizuar në Tajlandë.
Nrecaj, i cili është rritur në Zurich të Zvicrës në një intervistë për Radio Kosovë tha se kjo këngë është realizuar me përkushtim të madh dhe pret që këngët e tij të mirëpriten nga adhuruesit e tij.
“Me muzikë kam filluar të merrem para një viti, por së fundi iu kam përkushtuar më shumë muzikës dhe pres të dalë çdo gjë mirë”, tha ai. Inspirimin për t’iu përkushtuar muzikës dhe këngës, ‘Noly’, e ka filluar duke bërë video tek shtëpia të cilat ia kanë rritur dëshirën dhe pasionin e tij për muzikën dhe këngën.
“Unë fillova të bëjë video dhe kur më kanë dëgjuar të tjerët, më kanë rekomanduar të merrem me këtë fushë. Zëri ka qenë ai që u ka pëlqyer, si në shtëpi më familjarët e mi, po ashtu edhe Grupin që e kam”, ka deklaruar ai. Nrecaj, bëri me dije se ka pasur bashkëpunim të mirë me DS-së, që vepron në Zvicër.
Mërgimtarët që jetojnë në Zvicër, e që janë një numër i madh, po i japin përkrahje Nolyt. “Jam krenar që në Zvicër kanë shumë shqiptarë dhe atje nuk mungon përkrahja. Atje po dëgjohet muzikë në disa gjuhë, si gjermanisht, anglisht dhe shqip.
Është muzikë ‘mixt”, tha ai. Edhe pse mundësitë për të kënduar në gjuhën gjermane ose tjetër, janë të mirëseardhura, për ‘Nolyn’, shqipja është ajo që i tingëllon më mirë. “Unë jam lindur këtu në Kosovë, në moshën dy vjeçare jam shkuar për të jetuar në Zvicër.
Gjuha shqipe më tingëllon shumë mirë, jam shumë i lidhur me vendlindje dhe do të vazhdojë të jem kështu”, pohoi ai. Për projektet e ardhshme, Arbnor Nrecaj, i cili njihet si ‘Noly”, ka bërë me diej se do të jenë me risi. :Deri më tani kam realizuar dy këngë.
Njëra ka qenë për fillim në bashkëpunim me DS-në, dhe e ka emrin ‘Vitamine”, kurse së fundi kam realizuar këngën me klip të cilin e kam bërë në Tajlandë, kam menduar të bëjë diçka më të veçantë dhe këngën e kam titulluar “Violeta”, tha ai. Për përkujdesjen e veprimtarisë së ‘Noly”, kujdesje më të madhe ka nga vet ai.
“Unë tekstet e këngëve vet i shkruaj dhe për këtë inspirohet nga momentet që i ka, varet prej fushës që i bënë tekstet dhe i bënë të përzier”, tha ai.
Sipas tij nuk do të ndalet në projektet e reja. ”Unë i kam planet e mija dhe do të jem çdo herë afër publikut shqiptar dhe të tjetër”, tha ai. Për më shumë ndiqeni këngën“Violeta”, të Arbnor Nrecajt-‘Noly”./RTK