“ETC” e Ramiz Kelmendit edhe në Mal të Zi
22 janar 2018
| 21:20
Pronari i ETC – Elkos Group-it dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka njoftuar në faqen e tij në rrjetin social në ‘Facebook’ se ka vënë të hënën gurthemelin e ‘ETC 2’ në Mal të Zi, në qytetin Bjello Polje me sipërfaqe 6500 m2.
Ai poashtu ka njoftuar se do të punësoj mbi 70 punonjës, dhe se dinamika e punës do të jetë e tillë, që afati përfundimtar final do të jetë Qershori i këtij viti. Po ashtu z. Kelmendi premton se gjigandi i tij do të jetë një mundësi e mirë për ofrimin e produkteve kosovare për konsumatorët e kësaj ane.