Etemaj: Sulmi ndaj Valon Sylës, ligësi e papranueshme
22 dhjetor 2020
| 13:43
Publicisti Lulëzim Etemaj ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sulmi ndaj Valon Sylës, ligësi e papranueshme, raporton “Epoka e re”.
“JO, përqeshjes së gazetarit Valon Syla në adresë të mërgimtarëve! 2xJO sulmit fizik ndaj tij shkaku i shprehjes së mendimit! Ligësi e papranueshme!”, ka shkruar Etemaj.
Sot rreth orës 12:05, në lagjen Pejton është sulmuar gazetari Valon Syla.