“Ethet e Nilit” shqetësojnë Spanjën, dy viktima
07 gusht 2024
| 08:34
Virusi i “Etheve të Nilit” duket se po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën.
Autoritetet spanjolle të shëndetësisë raportojnë se 24 raste janë regjistuar gjatë muajve të fundit, teksa dy prej tyre kanë humbur jetën.
Ky virus zakonisht shfaqet në Spanjë në muajin gusht, në disa zona jugore të vendit, kryesisht në provincën e Seviljes, e cila frekuentohet veçanërisht nga zogjtë shtegtarë bartës të virusit.
Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “Ethet e Nilit” përhapen kryesisht te njerëzit nga pickimi i një mushkonje të infektuar.
Rastet regjistrohen zakonisht gjatë sezonit të mushkonjave, pra nisin në verë dhe vijojnë gjatë vjeshtës.