Etiketohet si ‘agjente e BIA-s serbe’ gazetarja dhe vajza e dëshmorit
Një profil në rrjetin social “Tik-Tok” që mban emrin “Qeveria Kurti 2”, po vazhdon një fushatë linçuese e të rrezikshme ndaj gazetarëve që kritikojnë veprimet e qeverisë.
Gazetarja Dafina Demaku ka qenë cak i propagandës së kësaj faqe, duke e etiketuar si “agjende e BIA-së serbe”.
Etiketime të tilla janë të rrezikshme dhe mund të prodhojnë dhunë e sulme ndaj medieve e gazetarëve.
Ndërsa në reagimin e saj, Demaku i ka përqeshur etiketimet ndaj saj, teksa ka thënë se kryeministri Kurti është përulur para varrit të babait të saj, i cili është dëshmor.
“Kqyri bre putinat e vockël n’aksion. Ani po të mirë: ‘dyshohet’ . E qysh oj helaçe, idolli juaj, kryeministri Albin Kurti vjen perulet para varrit të babës tim? A nuk i keni kallxu që çiken e ka agjente serbe a? Bile në moshen 8-vjecare me patën rekrutu, gjatë luftës . Zoti ju ndihmoftë o njerëz budallë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Nuk është hera e parë që gazetarët sulmohen e linçohen në rrjetet e ndryshme sociale.