Etna Rexhepi dëshmon talentin e saj edhe në Kroaci

04 shkurt 2025 | 15:24

Etna Rexhepi, basketbollistja e talentuar nga Kosova, po kalon një eksperiencë të jashtëzakonshme me ekipin FSV Rijeka W në Kroaci.

Përkundër sfidave të para, ajo ka arritur të ambientohet dhe të zhvillohet si lojtare, duke treguar përkushtim dhe punë të palodhur.

Etna ka një mesazh motivues për të gjitha basketbollistet e reja.

“Gjithçka është e mundur nëse punoni me përkushtim! Loja këtu është më e shpejtë dhe me më shumë shikueshmëri, ndaj mos ndalni kurrë së ndjekuri ëndrrat tuaja”, ka thënë Rexhepi.

Karriera e saj vazhdon të jetë një inspirim për të gjitha vajzat që synojnë të arrijnë majat në basketbollin ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bisedë tjetër mes ministrave të Qeverisë së Kosovës, Nagip…