Etna, vullkani më aktiv i Evropës/ Rrjedhje llave dhe tym nga mëngjesi i sotëm

19 prill 2020 | 20:48

Etna, vullkani më aktiv i Evropës, ka shpërthyer sot në orën 07:50. Rrjedhje llave dhe tym janë parë në kraterin që vijon të jetë në aktivitet.

Instituti i gjeofizikës dhe vulkanologjisë në Katania bën të ditur se nga Etna “është vënë re prezenca e dy flukseve të vogla llave”.

Sipas tij, aktiviteti vullkanik që ka nisur në mëngjes nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Ndërkohë, aeroporti ndërkombëtar i Katanias, mbetet funksional, me kufizimet e vetme ato që kanë lidhje me emergjencën e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e xhiruar në një spital të Spanjës, ku…