
Etnik Bruti sërish nuk do të jetë në dispozicion të luajë me Shqipërinë
24 mars 2025
| 15:10
Shqipëria do të përballet me Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botërorë.
Kuqezinjtë janë mposhtur në ndeshjen e parë 2-0 nga Anglia dhe kërkojnë pikët e para.
E për këtë sfidë përzgjedhësi Sylvinho ka publikuar edhe listën me 23 futbollistë të ftuar, derisa tre të tjerë kanë mbetur në tribuna.
Mesfushori kosovar, Etnik Bruti i cili u largua nga Kosova U21 ku ishte kapiten për t’iu bashkuar Shqipërisë sërish do ta shikoj ndeshjen nga tribunat.
Kjo është ndeshja e dytë që Sylvinho e lë Brutin në tribuna, pasi njësoj kishte bërë edhe në sfidën ndaj Anglisë. Përveç Brutit jashtë skuadrës kanë mbetur edhe mbrojtësi Andi Hadroj dhe portieri i katërt Simon Simoni.