Etnik Hajdaraj emërohet kryetar i USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
Bordi Qendror i Unionit të Studentëve Shqiptarë të premten, duke u bazuar në Statutin e vet, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka marrë vendim që t’i emërojë kryetarin dhe kryesinë e USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Kjo është përbërja e re e kryesisë së USSh-së në këtë universitet:
1.Etnik Hajdaraj emërohet kryetar i USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
2. Blendrit Miftari emërohet zëvendëskryetar i USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
3. Emran Haliti emërohet sekretar i përgjithshëm i USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
4. Florentina Zukaj emërohet nënkryetare e USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
5. Nora Draga emërohet nënkryetare e USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
6. Fjolla Dreshaj emërohet zëdhënëse e USSh-së në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
7. Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit në faqen zyrtare.
Bordi i USSh-së, si organizata më e madhe studentore, i inkurajon të lartcekurit të punojnë në të mirën e studentëve dhe universitetit dhe ju uron suksese në mandatin e ardhshëm në udhëheqjen e studentëve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.