Etnogjeneza Ilire

14 mars 2021 | 12:56

E përgatiti për botim: Arbër Berisha

Etnogjeneza shtrihet mjaft mirë në prizmin linguistik duke na sjellë një bagazh bukur të mirë fjalësh. Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk e kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë në popull.

Për këtë dëshmojnë mbishkrimet e zbuluara në vendbanime ilire e në kolonitë helene të Ilirisë, të cilat kanë dhënë rreth 1 mijë fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë shënojnë emra ilirë të njerëzve, të perëndive, të fiseve, të lumenjve, të qyteteve 5. Si psh.: fjalët ilirishte: Bilë – bijë, Sika – thika, Aran – arë, gjithashtu emri i fisit dalmat lidhet me fjalën shqipe, dele: qyteti Ulkinon (Ulqin), Ulk – ujk etj.6

Gjuha ilire është gjuhë indoevropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar në Italinë e jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur 400 mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Në Iliri pati përhapje edhe gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe kulture. 7

Për shkak të mungesës së teksteve me ndonjë rëndësi domethënëse në ilirisht, është e pamundur të thuhet me saktësi se cilat ishin dialektet që fliteshin në kohën e lashtë nga të parët e shqiptarëve. Ekzistenca e dialektit gegë, në fillim të shek. XX, në atë pjesë që i përkon në vija të përgjithshme me Dardaninë dhe me jugun e Ilirisë “ së mirëfilltë “, dhe të dialektit toskë në atë pjesë që përkon pak a shumë me Epirin e Pirros, jep shkas për të menduar së, në kohën kur romakët e vunë këtë rajon nën kontrollin e tyre, një farë diferencimi dialektor kishte marrë tashmë formë sipas të gjitha gjasave brenda gjirit të botës ilire.

Dihet se kjo e fundit shtrihej edhe më në veri, deri në Istrie e në Danub, madje edhe pak me tej nëse pranohet se Panonët flisnin gjithashtu një dialekt ilir. Me Mesapët  e Japigët, ajo shtrihej edhe në Pulje (ose Apuli), në anën tjetër të Adriatikut. Është e qartë se një pjesë e kësaj hapësire nuk u bëri dot ballë, në një pikëpamje gjuhësore, dyndjeve dhe sundimeve të huaja që kanë vijuar një pas një që nga koha e pushtimit romak. Kështu, pasi iu nënshtruan një mësymjeje helenizuese në kohën e Greqisë së madhe (Magna Grecia), Apulët nuk i bënë dot ballë romanizimit.8

Është shumë e besueshme që, gjatë historisë së popujve indoevropianë, grupi “Satem”, nga kanë dalë ilirët, dardanët, getët, trakët, e me shumë gjasa edhe armenët, ta ketë ndjekur (e mbase “shtyrë “) drejtë jugut të Ballkanit ose Azisë së vogël grupin “ Kentum “, nga kanë dalë grekët dhe frigasit. 9

Problemit qendror të autoktonisë së shqiptarëve i kushtoi veprimtarinë e vet shumë vjeçare Eqrem Çabej. Me një varg studimesh në fushën e historisë së gjuhës shqipe dhe rreth toponimisë historike të trevave shqiptare. Eqrem Çabej vuri gurë themelin për sqarimin e këtij problemi aq të madh. Për të ishte e qartë se përputhjet

ilire-shqiptare vërtetë flisnin për marrëdhënie gjinore të shqipes me ilirishten. Vetëm përcaktimi i vendit ku u bë kalimi nga gjuha e lashtë ballkanike në shqipen mesjetare do të mund të thoshte fjalën e fundit e vendimtare në këtë çështje.

Kjo kërkonte një analizë krahasuese nga ana gjuhësore të toponimisë historike të trevave të lashta të Ballkanit perëndimor e qendror. Në rrugën e nisur nga Jokli, me materiale të reja, por edhe me një kopje metodologjikisht të saktësuar e më të përsosur. Çabej përcaktoi si troje historike të formimit të shqipes e të popullit shqiptar, trevat e Ilirisë jugore, që përputhen afërsisht me trevat e sotme të shqipes së folur. Si periudhë kur u zhvilluan etapat e para të këtij procesi të rëndësishëm entogjenetik, ne mund të caktojmë shekujt e antikitetit të vonë, kur filloi të ngjizej shqipja në gjirin e ilirishtes.

Përgatiti: Arbër Berisha (Historian, Publicist, Imam, Teolog, Humanist)

Facebook: Imam Arber Berisha https://www.facebook.com/people/Imam-Arber-Berisha/100043976003897

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, ka…