Eto’o: Afrikanët nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet
09 nëntor 2019
| 09:45
Samuel Eto’o, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, në një intervistë të fundit ka deklaruar se lojtarët afrikanë janë të nënvlerësuar, duke iu referuar faktit që vetëm George Weah e ka fituar “Topin e Artë”.
“Në Afrikë dominojnë mediat perëndimore dhe kjo sigurisht ka ndikim, sepse njerëzit duan të shohin një gol të Messit. Kam fituar kaq shumë trofe dhe kam shënuar kaq shumë gola aq sa për mua është sikur të kem fituar ‘Topin e Artë’. Nuk do të ishte skandal nëse Salah apo Mane e fitojnë këtë çmim. Futbollistët afrikanë nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet”, ka thënë Eto’o, i cili mendon se nëse të gjithë afrikanët do të votonin për afrikanët, me siguri do të kishim fituar disa çmime.