Eto’o akuzohet për kurdisje të rezultateve
29 shtator 2023
| 13:43
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit që nga dhjetori 2021, Samuel Eto’o, është subjekt i një hetimi.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, pas akuzave të ish-zëvendëspresidentit federal, po hetohet nga policia me akuzën se ka kurdisur ndeshjet e kategorisë së dytë për të ngjitur Victoria United në kategorinë e parë.
Kështu shkruan “The Guardian”, media sipas të cilës personi në fjalë ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Gazeta e njohur britanike raporton se hetimi do të jetë më i gjerë dhe do të prekë të gjithë federatën, që nga momenti kur në krye të saj u vendos ish-sulmuesi i Barcelonës. Ky hetim mund të përfshijë deri në 40 persona.