Eto’o duhet të pranojë atësinë për një vajzë 18-vjeçare
09 nëntor 2018
| 16:15
Samuel Eto’o do të duhet të përballet me një përgjegjësi të madhe për një “gabim” të tijin në adoleshencë. Lojtari që aktivizohet te skuadra e Qatar SC duket se do të përballet me një vajzë 18 vjeçare e cila pretendon se ai është babai i saj.
Sipas avokatit të 18-vjeçares Eto’o kur ka qenë në moshën 19-vjeçare ka lënë shtatzënë të dashurën e tij (emri i të cilës nuk bëhet i ditur) dhe ajo qe ka lindur fëmijën jashtë Spanjës. Tani sipas avokatit ka disa prova që e vërtetojnë këtë gjë si (ngjashmëria dhe ADN-ja).
Dhe kjo është arsyeja që gjykata e ka pranuar kërkesën e 18-vjeçares për nisjen e një procesi gjyqësor për njohjen e atësisë.