Eto’o kapet duke e sulmuar një person jashtë stadiumit (video)

06 dhjetor 2022 | 11:28

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o është filmuar duke e sulmuar një person tjetër jashtë një stadiumi në Kupën e Botës, që po mbahet në Katar.

Sipas pamjes, e gjithë ngjarja ka ndodhur, pas ndeshjes së fitores së Brazilit ndaj Kores së Jugut.

Në fillim, Eto’o duket i lumtur për të pozuar foto me fansat në pritje, ndërsa ai largohet nga vendi i ngjarjes, përpara se një burrë me një videokamerë t’i afrohet në të djathtën e tij, shkruan Dailymail.

Pamjet tregojnë se dyshja shkëmbejnë fjalë, përpara se videoja të shkurtohet disa sekonda më vonë, dhe Eto’o të kthehet në skenë për t’u përballur me burrin.

Është e paqartë se çfarë u tha për të zemëruar Eto’o – i cili është në Katar në rolin e tij si ambasador i trashëgimisë së Kupës së Botës 2022 – por ai reagon me tërbim dhe fillon të shtyjë kameramanin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania gjermane e energjisë RVE ka nisur procedurat e arbitrazhit…