Eto’o: Mesi duhet të luajë deri në moshën 70 vjeçare

12 qershor 2020 | 12:14

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka thënë se shoku i dikurshëm i skuadrës, Leo Messi duhet të luajë futboll deri në moshën 70 vjeçare.

Eto’o është i mendimit se Messi është lojtari më i mirë në botë dhe çdo ekip në botë do ta dëshironte në radhët e veta.

“Është normale. Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri i të gjitha kohërave. Unë gjithmonë do ta pyesja Messin se cilin dëshiron të ketë në krah, në ekipin e tij. Të gjitha skuadrat në botë duan një Messi. Ai nuk mund të vrapojë më si një 25-vjeçar. Ne, katalanët, duhet t’i japim atij ekipin më të mirë në botë, në mënyrë që ai të vazhdojë të na bëjë të shijojmë futbollin. Më vjen keq për të, por kurrë nuk do ta lëmë të shkojë ose të pushojë. Ai duhet të luajë deri në moshën 70 vjeçare, që ta shijojmë më gjatë”, ka thënë Eto’o.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, ka uruar Kosovën për 21-vjetorin…