Eto’o: Messi është më i miri i të gjitha kohëve
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Samuel Eto’o bëri prognozën e tij për supersdën e Ligës së Kampionëve, Barcelona – Inter.
Ish-sulmuesi i këtyre dy skuadrave, ndër të tjera foli edhe për duelin mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos: “Messi për mua është më i miri i të gjitha kohëve. Ai sapo ka fituar çmimin e më të mirit nga FIFA. Unë do të doja të shihja Manen, ose Salah në atë skenë, sepse kishin një sezon fantastik, por të tjerët kishin mendim ndryshe. Ne nuk e dimë pse nuk erdhi në ceremoni Ronaldo. Nuk mendoj se Messi ishte i mërzitur nga kjo gjë, por me siguri ne që e pëlqejmë imazhin e të gjitha legjendave së bashku për një natë, do të kishim pëlqyer që të ishte edhe Cristiano për ta festuar këtë çmim të FIFA-s”, ka thënë Eto’o.