Eto’o: Messi ka luajtur me mua, jo unë me të

26 korrik 2021 | 17:37

Samuel Eto’o cilësohet një ndër sulmuesit më të mirë në futboll duke shënuar shumë gola dhe fituar shumë trofe në karrierë.

Sulmuesi kamerunas kaloi një periudhë të artë te Barcelona ku në pesë vjet arriti ta fitonte edhe Ligën e Kampionëve, madje shënoi edhe në finalen e fituar 3-1 kundër Manchester Unitedit. Padyshim, Eto’o te katalanasit ndau sulmin dhe me Lionel Messin duke formuar një nga sulmet më të rrezikshme në futboll.

Në një intervistë Eto’o u ngacmua nga gazetari i cili e pyeti si ishte të luante me Messin, por kamerunasi nuk ngurroi t’i përgjigjej. “Messi ka luajtur me mua, jo unë me Messin. Ai luajti në kohën time, është ndryshe, është totalisht ndryshe”, është përgjigjur Eto’o. Pikërisht kjo bisedë ka bërë bujë të madhe në mediat sportive duke u bërë virale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë informacionet…