Eto’o: Nëse Messi largohet, Barça duhet ta ndërrojë emrin
19 gusht 2020
| 15:09
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka thënë se klubi katalonas nuk duhet ta lejojë largimin e yllit argjentinas, Lionel Messi.
Eto’o mendon se nëse argjentinasi vendos të largohet, atëherë klubi duhet të ndryshojë emrin.
“Barcelona është Messi dhe nëse ai vendos të largohet duhet të ndryshojmë emrin e klubit. Jemi me fat që është në Barcelonë, kemi lojtarin më të mirë në botë dhe të të gjitha kohërave, duhet të bëjmë çmos që të sigurohemi ta përfundojë karrierën te Barcelona”, ka thënë Eto’o.