![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/eto.jpg)
Eto’o paditet nga vajza e tij
25 dhjetor 2023
| 10:39
Nuk kanë fund telashet për Samuel Eto’o. Prokuroria e Milanos po heton kamerunasin për shkeljen e detyrimeve të mbështetjes familjare.
Sipas “Corriere della Sera”, vajza e tij Anie e ka denoncuar Etonë pasi ky i fundit zgjodhi edhe një herë të mos paraqitej.
21-vjeçarja cilësohet si “jo e pavarur ekonomikisht”. Ajo mbështetet nga nëna e saj, e cila ia del t’i garantojë një jetë dinjitoze me vështirësi.
Eto’o me sa duket kishte një marrëdhënie afatshkurtër me nënën e Anie kur ai luante për Mallorca.
Ironikisht, ish-ylli kamerunas, ka një vajzë tjetër biologjike, e cila së fundmi e ka paditur për të njëjtën gjë.
42-vjeçari u detyrua t’i paguante asaj një shumë prej 90,000 euro si rezultat i betejës ligjore.