Eto’o, Salahut: Shko te Barça

25 qershor 2019 | 11:55

Samuel Eto’o e njeh mirë La Ligan spanjolle dhe sidomos dy klubet kryesore: Barcelonën dhe Real Madrid. Afrikani ka folur në lidhje me Mohamed Salah, duke e nxitur egjiptianin të ndërrojë ekip.

Për t’u bërë më i miri duhet të luash me Barcelonën dhe Eto e këshillon egjiptianin që të synojë këtë lëvizje.

“Barça do të ishte maksimumi për Salah. Reali më dha mundësinë për t’u larguar nga Afrika, por nuk ka si Barcelona. Unë e njoh mirë stilin e klubit katalanas dhe mendoj se kalimi atje është më i miri për sulmuesin e Liverpulit. Nëse Momo do të ketë mundësinë për të luajtur në kampionatin më të mirë në botë, që është ai spanjoll, ai duhet të transferohet te Barcelona. Atje ka mundësinë për t’u bërë një ndër më të mirët”, thekson 38-vjeçari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ministren e…