Etrit Berisha në formacionin e javës

01 tetor 2019 | 14:06

“Po të mos ishte ai, rezultati i ndeshjes do të ishte minimalisht 4-0”, kështu e nis vlerësimin për Etrit Berishën faqja “Tuttomercatoweb”, e cila e ka përzgjedhur portierin e Kombëtares shqiptare në formacionin më të mirë të javës së gjashtë të Serie A.

Berisha, që u vlerësua maksimalisht nga të gjitha mediet në Apenine pavarësisht se skuadra e tij u mposht 2-0 nga kampionët e Italisë në takimin e zhvilluar në Torino.

Performanca e Berishës ishte e shkëlqyer dhe ai mohoi praktikisht edhe disa gola të sigurt në gjuajtjet e Ramseyt, Khedirës, Dybalas dhe Ronaldos, duke pritur çdo gjë që mundej dhe duke i dhënë garanci Spalit në prapavijë, pavarësisht se mbrojtja dështoi të bënte punën e saj. Pikërisht këtë thekson edhe “Tuttomercatoweb”, që vë në dukje se ndërhyrjet e portierit janë për t’u duartrokitur, sidomos ajo ndaj Ramseyt në fund të pjesës së parë dhe ndaj Ronaldos në fund të sfidës, që ishin edhe më të bukurat e takimit.

Etrit Berisha u transferua te skuadra e Spalit në verë pasi kërkonte të vijonte të luante si titullar Serie A dhe kjo lëvizje i dha të drejtë. 30-vjeçari nga Prishtina, kërkon të dëshmojë se është ende në gjendje të garantojë paraqitje dinjitoze në nivele të larta, ndërsa paraqitjet e tij e vendosin në vështirësi të mëdha trajnerin Edi Reja, që duhet të zgjedhë mes tij dhe Strakoshës për titullarin e portës së Kombëtares.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka nisur…