Etrit Berisha nënshkruan me Torinon
Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha është transferuar tek skuadra italiane Torino.
Berisha është nënshkrimi i parë i Torinos në këtë afat kalimtar që është hapur më 1 korrik.
Kjo është e bërë e ditur nga Klubi i Torinos, që e ka njoftuar transferimin e tij përmes rrjeteve sociale.
Portieri nga Prishtina ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin nga Torino.
Berisha lindi në Prishtinë më 10 Mars 1989. I rritur si futbollist në 2 skuadrat e të rinjve Korriku, në vitin 2008 ai u transferua në Suedi, në Kalmar, ku së pari luajti në skuadrën U19 dhe më pas bëri debutimin e tij në ekipin e parë, në 28 Prill 2010 kundër ‘Orebro.
Në vitin 2013 ai arriti në Itali ku luajti tre kampionate me Lazio, tre me Atalanta dhe dy të fundit me SPAL.
Për të në total 139 paraqitje në Serie A dhe 25 në Serie B.
🧤📸🧤#SFT pic.twitter.com/gmaBqqtz73
— Torino Football Club (@TorinoFC1906_En) July 3, 2021