EULEX-i dhuron 30 kompjuterë për Prishtinën
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë me dije se ky mision ka dhuruar 30 kompjuterë personal për Komunën e Prishtinës, të cilët janë pranuar nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.
Wigermarku nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” ka thënë se këta kompjuterë do të dhurohet për nxënësit e kryeqytetit për t’i realizuar mësimet online.
“Të kënaqur për të prezantuar 30 kompjuterë personal dhe monitor nga EULEX-i që iu dhuruan kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Këta kompjuterë do të përdoren nga nxënësit të cilët u mungojnë pajisjet për të zhvilluar mësimin online”, ka shkruar Wigermarku. (L.G/ Epoka e re)
Pleased to present 30 PCs and monitors from #EULEX own stock to the dynamic Mayor of Pristina @ShpendA to be used by students in #Kosovo’s largest municipality who lack necessary IT equipment to follow on-line classes in #COVID19 times. @kpristin #onlineclasses pic.twitter.com/56hZq9pDgC
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) May 16, 2020