EULEX-i dhuron pajisje teknologjike për sistemin prokurorial
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, sot ka dhuruar një donacion me pajisje teknologjike për sistemin prokurorial të Kosovës.
Donacioni përbëhet nga një numër i kompjuterëve, monitorëve, telefonave dhe pajisjeve tjera, të cilat do të shërbejnë për nevojat e punës së stafit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.
Pranimdorëzimi i këtij donacioni është bërë nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, dhe Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander.
Me këtë rast, Maloku, duke vlerësuar bashkëpunimin e sistemit prokurorial me EULEX-in, ka thënë se e vlerësojnë dhe e falënderojmë këtë mision për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial.
Në anën tjetër, Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander, ndër të tjera tha se ky donacion është rrjedhë e bashkëpunimit të mirë të EULEX-it me institucionet e sistemit prokurorial të Kosovës.