EULEX-i i gatshëm të asistojë në veri së bashku me KFOR-in

28 shtator 2021 | 08:18

Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë të gatshëm të asistojnë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Wigermark nëpërmjet një cicërime në Twitter bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim të dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Olaf Scholz, ka thënë…