EULEX-i paraqet të gjeturat nga monitorimi i drejtësisë
11 nëntor 2024
| 08:16
EULEX-i paraqet sot Raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejtësisë, raporton Ekonomia Online.
Ky raport vlerëson zbatimin e rekomandimeve nga monitorimi i drejtësisë.
Në këtë prezantim, që do të fillojë në ora 10:00, do të marrin pjesë: Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë etj.