EULEX-i: S’e kemi arrestuar Adem Zogjanin, nuk dimë për vendndodhjen e tij

26 qershor 2020 | 15:22

Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka mohuar se ka arrestuar anëtarin e AAK-së, Adem Zogjani, i cili dje është dërguar në Hagë.

“Misioni Evropian për Rend dhe Ligj në Kosovë (EUELX) nuk e ka arrestuar personin që i jeni referuar (Adem Zogjanit) në thirrjen tuaj në Zyrën për Media. Informacioni është i pavërtetë EULEX nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, ka njoftuar EULEX-i, njofton “Klan Kosova”

Dje ka qenë djali i Zogjanit, Liridon Zogjani që ka thënë si i ati i tij ka marrë një ftesë nga EULEX në orën 07:30 të mëngjesit dhe që prej aty është dërguar për në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës…