EULEX-i shpesh ngushëllime për Bajram Qerkinin: Do ta mbështesim trashëgiminë e tij

24 shkurt 2025 | 13:04

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkinit.

Nga EULEX-i kanë thënë se do të vazhdojnë të mbështesin trashëgiminë e tij për zbardhej e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Njoftimi i plotë i EULEX-it që e shpërndau edhe Zyra e BE-së:

Prehu në paqe – Baca Bajram

Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini.

Përmes punës së tij të palodhur, ai luftoi për të vërtetën, duke kërkuar llogari nga të gjitha institucionet dhe duke u dhënë zë familjeve të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht nga rrethanat e zhdukjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike, fetare apo kombëtare apo çfarëdo karakteristike tjetër.

Ne do ta mbajmë të gjallë trashëgiminë e Baca Bajramit duke e mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe institucionet e tjera përkatëse në përpjekjet për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë fundjavë janë mbyllur disa nga turnetë e radhës për…