EULEX-i zhvendos selinë në Prishtinë

05 shkurt 2024 | 15:13

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka përfunduar të hënën zhvendosjen e selisë në Zonën Industriale në Prishtinë.

Selia i re e EULEX-it do të vendoset në katin e pestë të ndërtesës së “Capital Gate”, ngjitur me kompleksin ekzistues të EULEX-it për operacione dhe mbështetje, ku ndodhen elementet kryesore logjistike dhe operacionale të misionit.

“Kjo zhvendosje po i forcon sinergjitë ekzistuese duke sjellë kështu përfitime të dukshme operacionale, logjistike dhe financiare. Për më tepër, ajo do të kontribuojë në zvogëlimin e gjurmës mjedisore të EULEX-it, pasi 60 për qind e nevojave totale të energjisë së ndërtesës së ‘Capital Gate’ plotësohen nga gjenerimi prej paneleve diellore. Numrat e telefonit dhe adresat e postës elektronike të EULEX-it mbeten të pandryshuara. Misioni vazhdon të jetë i përkushtuar për zbatimin e mandatit të tij: t’i mbështesë institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe praktikave më të mirat evropiane. Ndërtesa ku ka qenë e vendosur deri tani selia e EULEX-it (e njohur si ‘Farmed’) do t’i dorëzohet pronarit të vet”, ka njoftuar EULEX-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të dielën është mbajtur…