EULEX: Jemi në veri nga dita e parë e protestës, po monitorojmë situatën nga afër
Misioni ligjvënës i BE-së, EULEX ka thënë se në veri ndodhet që nga 20 shtatori, kur edhe nisi bllokada në veri nga serbët që çoi në tensionim situate.
EULEX në një përgjigje zyrtare ka thënë se atje ndodhen për të monitoruar situatën e sigurisë, shkruan lajmi.net.
Ky mision, bën të ditur se ndodhet edhe në Jarinjë edhe në Bërnjak.
Sipas EULEX,-it prezenca e tyre atje vjen pas kërkesës së vet Policisë së Kosovës. “Ne po monitorojmë nga afër situatën aktuale në vendkalimet dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve, dhe jemi në kontakt të rregullt me Policinë e Kosovës dhe KFOR -in. Ekipet nga Njësia për Mbështetjen e Dialogut të EULEX-it gjithashtu vizitojnë rregullisht vendkalimet dhe disa qendra të regjistrimit të automjeteve për të marrë informacione të dorës së pare se si po zhvillohet situata në terren”, kanë thënë nga EULEX.