‘Euro 2020’ / Ja sa gola u shënuan në xhiron e parë

16 qershor 2021 | 16:33

Xhiro e parë e kampionatit evropian “Euro 2020”, ka dhuruar 28 gola të shënuara në 12 ndeshje.

Më së shumti rrjetat u tundën në duelin Holandë-Ukrainë, ku tulipanët triumfuan 3-2. Ndërkohë faza e njëjtë e evropianit të kaluar, kishte 6 gola më pak, gjithsej 22, ndërkaq fitoret e Francës ndaj Rumanisë dhe Uellsit ndaj Sllovakisë, ishin me më së shumti gola për xhiron e parë të Euro 2016.

Të dyja ndeshjet kishin përfunduar 2-1. Ndeshjet e para të kampionatit, nxorën 3 protagonistë eventual për ta synuar golashënuesin e turneut, meqë shënuan nga dy gola.

I pari ishte Romelo Lukaku në fitoren 3-0 të Belgjikës ndaj Rusisë. Pas tij çeku Patrik Schick, në fitoren e kombëtares së tij kundër Skocisë, goli i të cilit ende mban epitetin si goli më i bukur në këtë kampionat.

I fundit që shënoi 2 gola ishte Cristiano Ronaldo që me Portugalinë e mposhtën Hungarinë 3-0. Me këta dy gola, portugezi 5 herë fitues i Topit të Artë, u bë edhe golashënuesi më i mirë në Histori të kampionateve evropiane, me gjithsej 11, duke kaluar kështu francezin Michel Platini i cili ka shënuar 9 herë.

Ronaldo është edhe lojtari me më së shumti paraqitje në kampionatet evropiane, derisa nëse në këtë kompeticion arrin të asistoj 2 herë, do ta barazonte çekun Karel Poborsky, që ka 8 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Llapi e…