“Euro 2020”, përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Angli – Kroaci
13 qershor 2021
| 15:48
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, e vlefshme për Grupi D në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Anglezët patën dy raste serioze, por Foden e goditi shtyllën, derisa goditjen e fuqishme të Kalvin Phillips e ndali portieri kroat.
Në anën tjetër, Kroacia me pas e mori vetën dhe arriti të jetë një kundërshtar i barabartë për Anglinë. Pjesë e dytë do të jetë edhe me interesante, pasi dy kombëtarët do të kërkojnë fitore.
/Epoka e re/