‘Euro 2024’ sjell sonte superperballjen Holandë – Francë
Një betejë e gjigantëve të Grupit D në mes të Holandës dhe Francës kryeson ndeshjet e së premtes në “Euro 2024”.
Këto dy kombëtare të mëdha përballen nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” të Leipzigut me synim për ta siguruar kualifikimin në 1/16 e finales.
Holanda e drejtuar nga Ronald Koeman shënoi fitore me përmbysje ndaj Polonisë në ndeshjen e parë, kurse edhe Franca shënoi fitore me rezultat minimal ndaj Austrisë (1-0), por në këtë fitore ylli Kylyan Mbappe u lëndua dhe me gjasë do të humbasë dy ndeshjet e radhës në fazën e grupeve.
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka motivuar bashkëlojtarët për të fituar ndaj Holandës.
“Nuk duhet të kemi frikë nga asgjë, le të luajmë. Nëse luajmë, çdo gjë do të rregullohet”, ka thënë Mbappe. Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nga ora 18:00, ku në “Olympiastadion” përballen Polonia dhe Austria. Të dy këto kombëtare patën paraqitje të mira në ndeshjet e para, por nuk arritën t’i shmangën humbje dhe tash do të tentojnë t’i gëzohen fitores së parë. Të premten zhvillohet edhe një ndeshje e Grupit E ku do të përballen Sllovakia dhe Ukraina. Në ndeshjen e parë, Sllovakia tejkaloi parashikimet dhe mposhti Belgjikën, duke rritur shumë shanset për kualifikim në fazën tjetër.
Në anën tjetër, Ukraina pësoi humbje të thellë nga Romania me rezultat 3-0.
Holandë-Francë, formacionet e mundshme
Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Veerman; Simons, Reijnders, Gakpo; Depay.
Franca: Maignan; Kounde, Saliba, Upamecano, Hernandez; Kante, Rabiot; Dembele, Griezmann, Thuram; Giroud.
GRUPI D
18:00 Poloni – Austri
21:00 Holandë – Francë
GRUPI E
15:00 Sllovaki – Ukrainë