‘Euro 2024’, UEFA prezanton topin e finales
UEFA në bashkëpunim me kompaninë Adidas kanë prezantuar topin që do të përdoret në fazën gjysmëfinale dhe në finalen e Evropianit të futbollit që po luhet në Gjermani.
Risia e këtij topi është teknologjike, pasi lidhet drejtpërdrejt me dhomën e VAR-it. Topi do të mbledhë të gjitha të dhënat dhe do të sinjalizojë te gjyqtarët në dhomën e VAR.
Sipas Adidas kjo risi e kombinuar me pozicionin e lojtarit dhe inteligjencën artificiale, do të kontribuojë në përmirësimin e teknologjisë gjysmë-automatike offside.
Topi i ri quhet “Fussballliebe Finale” është ndryshuar edhe vizualisht pasi janë shtuar detaje me ngjyrë ari dhe të zeza.
Sfondi tanimë nuk është më i bardhë por ngjyrë argjendi duke simbolizuar ngjyrën e trofeut. Ngjyra është testuar posaçërisht në mënyrë që prodhuesi të jetë i sigurt se nuk do të ketë një që mund të shqetësojë lojtarët në fushë.