Euro shënoi rritje, dollari rënie
21 dhjetor 2018
| 12:28
Monedha euro avancoi me 0.2 për qind mëngjesin e ditës së sotme, kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1470 euro për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave ajo shënoi një rritje prej 1.4 për qind.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, avancoi me 0.05 për qind, duke shkuar në nivelin prej 96.247 .DXY. Gjatë gjithë kësaj jave që lamë pas indeksi i dollarit amerikan ra me 1.2 për qind, njëkohësisht edhe humbja e tij më e lartë që prej mesit të shkurtit të këtij viti.