Euro U-21, UEFA konfirmon sot Shqipërinë dhe Serbinë si organizatorë

04 shkurt 2025 | 14:25

Evropiani Under-21 i 2027, pritet të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Lajmi në fakt ka kohë që qarkullon në media, por së fundmi sipas “The Atheltic” pritet të jetë dita e sotme, kur UEFA do t’i jap zyrtarisht të dy shteteve të drejtën për të qenë organizator të këtij eventi.

Sipas site të njohur Italian “Tuttomercatoweb” ky do të jetë një vendim historik, duke mbajtur në konsideratë marrëdhëniet jo shumë të mira të të dyja shteteve ndër vite tashmë.

Të dyja federatat kanë rënë dakord prej kohësh për këtë bashkëpunim, duke parë nevojën për të patur impiantet e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij eventi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ishte skuadra më aktive në merkaton e janarit,…