
Euroactiv: 30% e shqiptarëve kanë emigruar
Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30% të të lindurve në vend, që tani jetojnë jashtë kufijve të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Forbes, teksa një situatë e tensionuar mes Shqipërisë, Evropës dhe Britanisë së Madhe vazhdon të zë për shkak të rritjes së flukseve të azilit.
Kështu e nis artikullin Euroactiv, teksa vijon se në renditjen e Forbes, Shqipëria është e treta me rreth 1.2 milionë emigrantë. Shifra e vendos vendin mbi Sirinë, Moldavinë dhe Armeninë.
Dy vendet që e kalojnë Shqipërinë ishin Bosnja dhe Hercegovina me 34% të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36.4%.
Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet, shkruan Euroactiv.