Eurodeputetët e komisionit BE-Shqipëri vizitë treditore në Tiranë

18 tetor 2024 | 13:31

Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë më 29 tetor një vizitë në Tiranë.

Burime të “Top Channel” kanë thënë se ata do të takohen me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali.

Mësohet se pjesë e këtij delegacioni nga Strasburgu do të jetë edhe eurodeputeti grek, Fredi Beleri, ish-kandidat i opozitës në bashkinë e Himarës, i dënuar për korrupsion në zgjedhje.

Lajmin e kanë raportuar gjithashtu edhe mediat greke. “To Vima” e shikon këtë takim si një fitore të diplomacisë greke ku vihet theksi te kushtet e Athinës që rruga e anëtarësimit të Tiranës zyrtare kalon përmes të drejtave të minoritetit grek

Sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.

Menjëherë pas kësaj vijon takimi me Edi Ramën, i cili është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadori e BE-së në Shqipëri në shtëpinë evropiane, në rrugën Papa Gjon Pali. Menjëherë pas saj, do ketë një takimi me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe në ditët në vijim diskutime me komisionin e përbashkët BE-Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin për…