Eurodeputeti austriak emërohet shef i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 17 tetorit
13 shtator 2021
| 14:06
Deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl është emëruar shef i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian (BE) që do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Mandli në një deklaratë për emërimin e tij në krye të misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë, është shprehur i bindur se ky mision do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor.
“Jam i kënaqur që BE-ja më ka besuar përgjegjësinë e udhëheqjes së misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë. Jam i bindur se misioni do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të bisedoj në teren me autoritet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë elektoral”, ka thënë Mandli.