Eurodeputeti austriak: Evropa ta mbajë premtimin, Kosova meriton liberalizimin e vizave

11 dhjetor 2020 | 14:21

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur sërish në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka kërkuar që pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin sa më shpejt shtetin e Kosovës. Po ashtu, ai ka përmendur edhe sfidat më të cilat ballafaqohet shteti më i ri i Evropës.

Një nga sfidat aktuale, sipas tij, është zgjedhja e presidentit të ri. Ai ka kërkuar që presidenti i ri të zgjedhet në bashkëbisedim me partitë politike në Kosovë dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka thënë se Republika e Kosovës është shteti më i ri në Evropë dhe nuk ka dyshim se i duhet ende të përballet me sfida të ndryshme në rrugën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, sidomos duhet të përmirësohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, shkruan “ots.at”, përcjell “Albinfo Austria”.

Por, siç ka thënë ai, shteti i cili u formua në vitin 2008, ka bërë përparim të konsiderueshëm në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

“Disa shtete anëtare të BE-së ende bllokojnë liberalizimin e vizave për kosovarët, e cila u rekomandua nga Komisioni dhe u vendos nga Parlamenti Evropian. Si rezultat, kosovarët në Ballkanin Perëndimor ende nuk kanë liri për të udhëtuar. Dhe një ekonomi që tashmë po e ka të vështirë për rimëkëmbje, është ngarkuar me tarifa të panevojshme për viza”, ka thënë Lukas Mandl, njëherësh kryetar i shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësit e Napolit, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar…