Eurodeputeti austriak: Luftojeni koronën, jo njëri-tjetrin
21 mars 2020
| 09:16
Eurodeputeti austriak Lukas Mandi u ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe LDK-së që të mos e luftojnë njëri-tjetrin, por pandeminë e koronavirusit.
Lukas Mandi, i cili është deputet në Parlamentin Evropian nga Grupi i Partive Popullore Evropiane, ka shkruar në “Twitter” se partnerët e qeverisë nuk duhet të shkaktojnë tani krizë qeveritare.
“Zyrtarët kosovarë duhet të qëndrojnë së bashku në këto kohë të vështira dhe të mbajnë qeverinë në vend se të krijojnë kriza politike për t’i tejkaluar vështirësitë për hir të armikut të përbashkët (koronavirusit). Mbani premtimet! Mos luftoni njëri-tjetrin. Luftojeni koronën”, ka shkruar eurodeputeti.