Eurodeputeti austriak: Njohja e Kosovës nga Izraeli, sinjal i qartë për vendet e BE-së që s’e kanë njohur ende
Deputeti austriak i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Ai ka thënë se personalisht për të kjo njohje nënkupton shumë.
“Shteti i Izraelit do e njohë Republikën e Kosovës, i cili është shteti më i ri në Evropë. Pasiqë unë e ndjejë shoqërinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës ky hap nënkupton shumë për mua. Është po ashtu sinjal i qartë për ato shtete anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën”, ka shkruar Mandl.
The State of #Israel will recognize the Republic of #Kosovo, which is the youngest state of Europe. Since I feel friendship between Austria, Israel & Kosovo this step means a lot to me. It is also a clear signal for those EU Member States which have not yet recognized Kosovo. https://t.co/hdzLkGAVsl
— Lukas Mandl (@lukasmandl) February 1, 2021