Eurodeputeti austriak, pesëshes së BE-së: Duhet ta njihni Kosovën, është shtet i pavarur

12 maj 2023 | 13:17

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, në Parlamentin Evropian  ka folur për Kosovën, ku ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ju ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera ta njohin atë.

Ai i ka thënë Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, se duhet ta njohin Kosovën si shtet dhe të kenë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

“Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia: Kosova është shtet i pavarur. Është koha për ta njohur atë. Kjo është jetike për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së”, ka thënë ai në Parlamentin Evropian.

Kujtojmë se këtë javë Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”.

Në raportin për Kosovën përsëritet ftesa për pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar pas denoncimit…