Eurodeputeti bullgar tregon se çfarë mund të ndodhë me Serbinë nëse vendos ta sulmojë Kosovën (video)

02 gusht 2022 | 11:56

Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës,  ka pasur reagime të shumta në drejtim të Serbisë.

Angel Dzhambazki, politikan bullgar është edhe deputet në Parlamentin Evropian, ka thënë se Serbia është duke luajtur me zjarrin, teksa shprehu mbështetje për Kosovën.

Ai ka publikuar një video për të treguar se çfarë do të ndodhtë pesë minuta pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të vendoste për të pushtuar Kosovën.

Ai ka thënë se në rast se Vuçiqi nuk e kontrollon vetën, do të digjet.

“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiq nuk e kontrollon veten, do të digjet. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, ka shkruar Dzhambazki në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e rrjetit social “Instagram” kanë njoftuar se do të…