Eurodeputeti bullgar: Vuçiqi është diktator, Serbia e sotme pasardhëse e Millosheviqit

11 maj 2023 | 08:48

Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Djambaski ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është një diktator me aleanca të dyshimta.

Djambaski gjatë një seance në Parlamentin Evropian është shprehur se, Serbia nën drejtimin e Vuçiqit është pasardhëse e Jugosllavisë së Titos dhe Sllobodan Millosheviqit.

“Serbia e Vuçiqit nuk është gjë tjetër veçse një shtet pasardhës i Jugosllavisë së Titos dhe Millosheviqit dhe nuk meriton asnjë njohje.  Vuçiq de-fakto është një diktator me aleanca të dyshimta dhe ai duhet të mbahet para përgjegjësisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Deputetët e Liberalëve, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve kanë kërkuar që raporti të përfshijë “shqetësimet për emërimin e drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE dhe retorikën pro-Kremlinit dhe i cili në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarët rusë në mërgim”, duke shtuar rastin konkret të gazetarit dhe aktivistit politik Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 viet burg në Rusi.

Ditë më parë, autori i raportit Vladimir Biliqik është shprehur se Serbia mbetet i vetmi vend që nuk është rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve.

Po ashtu, raporti shpreh shqetësim edhe për uljen e mbështetjes publike për anëtarësimin e Serbisë në BE. Vlerësohet se ky është rezultat i retorikës politike të gjatë anti-BE dhe pro-ruse që “është shpërndarë gjerësisht përmes medieve të kontrolluara nga Qeveria, si dhe nga zyrtarët e Qeverisë dhe dështimi i madh i palës zyrtare për t’u përballur me të kaluarën e Serbisë”.

Gjatë debatit në PE u dëgjua nga disa deputetë që Serbia po e bën të kundërtën, se në vend që të rrisë përshtatjen me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, po e zvogëlon atë. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar…