Eurodeputeti gjerman: Borrelli, i njëanshëm

11 gusht 2023 | 23:10

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me masat ndaj Kosovës, duke e akuzuar shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë në raport me Kosovën.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.

“Çfarëdo marrëzie që shqipton zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ai është zëri i zotërisë së tij dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai ‘përkëdhel’, dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Butikofer në platformën X (ish Twitter).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të premten që…