Eurodeputeti gjerman kritikon Borrellin: Pse jeni duke i fajësuar të dy palët në mënyrë të barabartë?

27 tetor 2023 | 12:37

Të enjten në Bruksel janë zhvilluar bisedime të reja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Në këto bisedime nuk ka ndodhur një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ata kanë zhvilluar takime të ndara me liderët evropianë, Olaf Scholz, Emanuel Macron dhe Giorgia Meloni.

Pas takimeve, Borrelli ka thënë se puna është duke vazhduar dhe se për Kosovën dhe Serbinë s’ka zgjidhje tjetër përveç asaj që del nga dialogu.

Por lidhur me deklaratën e Borrellit ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer.

Butikofer është shprehur i shqetësuar duke thënë se Borrelli është duke i fajësuar të dyja palët në mënyrë të barabartë duke mos kujtuar aktin e agresionit serb të 24 shtatorit.

“Kjo është vërtet interesante: 1. E vetmja pengesë të cilën Borrelli e përmend është Asociacioni. A nuk kishte pengesa nga pala serbe? A është e drejtë të ‘harrohet’ përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? 2. Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiq refuzoi një gjë të tillë. Pra, pse atëherë bën Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? 3. A i kujtohet Borrellit që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Pse nuk flitet për këtë? Sa shumë pyetje”, ka shkruar Butikofer në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar…