Eurodeputeti gjerman: Qytetarëve të Kosovës t’u jepet liberalizimi i vizave

11 nëntor 2018 | 10:06

Eurodeputeti gjerman dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Evropian, Knut Fleckenstein, ka folur për 10 shtetet të cilat thuhet se nuk do të votojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se diskutimi mes Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të Evropës ka filluar, derisa ka shtuar se ai është i bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë që të lëvizin lirshëm.

“Nuk e kam llogaritur se sa vende janë kundër. Diskutimi midis Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit ka filluar tani. Le të presim që të shohim se cili është rezultati. Unë jam shumë i bindur se qytetarët e Kosovë e meritojnë liberalizmin. Ata e meritojnë atë jo vetëm që nga sot, por edhe në të kaluarën. Ata kanë bërë atë që kemi kërkuar prej tyre dhe tash na takon neve që të jemi të besueshëm”, ka thënë Fleckenstein, transmeton RTK.

Sipas tij, BE-ja nuk duhet të shikoj zgjedhjet, por duhet të vazhdojë punën.

“Sigurisht që nuk mund të garantoj për secilin shtet të Bashkimit Evropian, por nuk duhet që gjithmonë t’i shikojmë sondazhet dhe zgjedhjet, ne duhet ta vazhdojmë punën tonë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 17 nëntor, ai do të ngjitet përsëri në ring…